Gjendet i vdekur në magazinë një burrë në Tiranë

0
189
foto ilustruese

Një burrë është gjetur pa jetë mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Një telefonatë e mbërritur në s numrin e emergjencave të Policisë së Tiranës rreth orës 20:00, ka raportuar për një person të vdekur, në një magazinë në zonën e Ali Demit.

Kur mbërritën në adresën e dhënë, efektivët e Komisariatit të Policisë Nr 1, kanë gjetur të pajetë 50 – vjeçarin me iniciale S. M.

Ai mësohet se kishte marrë një plagë armë gjahu në kraharor. Pranë trupit të tij, sqaron policia, u gjet edhe arma.

Dyshimet paraprake janë se 50 – vjeçari mund të jetë vetëvrarë, megjithatë autoritetet po punojnë për të zbardhur këtë ngjarje

./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here