Plazhi i Durrësit, turistja kosovare: Do të iki para kohe, është i papastër!

0
319

Temperaturat e larta, të cilat kanë pllakosur vendin tonë prej disa ditësh, janë shoqëruar edhe me dyndje të madhe pushuesish në vijën bregdetare të Durrësit, nga ura e Dajlanit në Plepa.

Edhe pse numri i pushuesve ka njohur rritje, problematikat vazhdojnë të jenë ende të njëjta. Ende nuk ka roje bregdetare si dhe papastërtitë vijojnë.

Pushuese: Do të iki para kohe. Vjet është kanë shumë më mirë. Sivjet uji jo i pastër dhe ushqimi jo i pastër. Këtë të diel numri i pushuesve ka qenë i madh, duke shtuar edhe problematikat, citon oranews.

Zhytja në ujërat e freskëta të Adriatikut, mbetet e vetmja mundësi për shumë vizitorë për të përballuar temperaturat e larta. Krahas plazhit publik, edhe zona të tjera turistike, siç është Shkëmbi i Kavajas, Golemi etj, kane njohur një dyndje pushuesish.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here