Ne të gjithë harxhojmë shumë para për sapun antibakterial për larjen e duarve.
Mirëpo, sapunët apo gjeli antibakterial mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e juaj.
Ekspertët nga Shtetet e Bashkuara, paralajmërojnë se shumica e produkteve antibakteriale mund të ndikojnë më së shumti në dëmtimin e grave shtatzëna dhe te nënat gji-dhënëse.
“E gjithë kjo për shkak të përmbajtjes së produkteve kimikale, si Triclosan dhe Triclocarban të cilat ndikojnë në shëndetin e njerëzve. Shumica e tyre kthehen në dëm të grave shtatzëna dhe atyre grave që ushqejnë me qumshtë gjiri, fëmijët e tyre”, ka thënë doktori Rold Halden, profesor në Universitetin e Arizonës, transmeton Indeksonline.
Triclosan prish punën e sistemi endokrin dhe është i keq. “Ne kemi nevojë për të zhvilluar alternativa të shëndetshme dhe për të parandaluar ekspozimin e mëtejshëm ndaj kimikateve antibakteriale”, ka thënë më tej ai.
Ata paralajmërojnë se higjiena është e mjaftuesme me një sapun të thjeshtë dhe me ujë të vakët. Cdo gjë tjetër është e tepër dhe mjaft e mundur për të sjell dëme.