Atentatorit të “Mir Vetllës” iu drodhën duart kur qëlloi me pistoletë

0
269

Sipas asaj që deklaruan dëshmitarët në vendin e ngjarjes, në momentin kur qëlloi me 8 plumba pas shpine Ilmir Hajdarin, atentatorit iu drodhën duart. Mënyra si mbante pistoletën dhe veprimet e tij të nxituara gjatë krimit, siç e përshkruan dëshmitarët tregojnë se ka qenë një vrasës amator. Ai ishte i maskuar dhe është afruar në lokal nga ana e bustit të Isa Boletinit. E ka qëlluar “Mir Vetllën” pas shpine me 8 plumba, por në këtë moment dëshmitarët okularë kanë vënë re se atentatori ka qenë i pasigurtë. Pas krimit është larguar me vrap dhe më pas ka hipur në një makinë     që e priste diku më larg.

Dyshimet janë se për atentatin mund të jetë përdorur vrasës me pagesë. Ilmir Hajdari, i njohur me pseudonimin Mir Vetlla është ende në spital për shkak të plagëve të rënda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here