Sot rreth orës 19:00 është mbledhur Kryesia e Partisë Demokratike, e cila po shqyrton kandidaturat e kreut të ri të selisë blu.
Gazeta “Panorama” raporton se Lulzim Basha nuk është i pranishëm në mbledhje dhe ajo drejtohet nga Eduard Paloka, Edmond Spaho dhe Arben Ristani.
Mësohet gjithashtu se në mbledhje mungojnë edhe anëtarët e Kryesisë Rdivan Bode dhe Genc Ruli.
Deri më tani në kryesi kanë aplikuar 8 kandidatë, ndërkohë që ende nuk ka aplikuar zyrtarisht Astrit Patozi.