Pallate mbi lulishte/ Denoncimi i PD-së: Rama ka shkatërruar të gjitha parqet në Tiranë (FOTO)

0
246

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit Jamarbër Malltezi dhe kreu i këshilltareve bashkiak të PD-së Leonard Olli kanë denoncuar ditën e sotme ndërtimin e pallatit afër 21 dhjetorit.

Në një prononcim për mediat, Malltezi shprehet se kryeministri Edi Rama dhe kreu I Bashkisë Erion Veliaj po prishin parqet për të ndërtuar pallate.

Po ashtu, Malltezi ka renditur edhe rastet, që sipas tij, me iniciativë të Ramës, parqet janë shndërruar në pallate.

Është zona me ajrin më të ndotur në Tiranë. Cila është përgjigja e qeverisë së sotme? Prishi edhe të vetmin park që bashkia e shkuar kishte ndërtuar në zonë. Por ky park nuk është parku i vetëm, apo lulishtja e vetme që Edi Rama po i prish Tiranës. Janë të paktën 12 parqe dhe lulishte që kjo bashki i ka prishur Tiranës nën drejtimin e Edi Ramës dhe më pas nën drejtimin e Edi Ramës si kryeministër.

 Përveç këtij parku pra, me mijëra metra katrorë, kemi lulishten në krah të ish-Ekspozitës Shqipëria Sot, kemi lulishten tjetër përballë “Sheratonit”, kemi lulishten ku i ngrit 23-katëshi i Fidelit dhe lulishten tjetër përballë ish-ndërtesës së PD-së, kemi parkun e Xha Tomit, kemi ish-kinema Republikën, apo ish-kinema “17 nëntorin” apo “Imperial”, kemi Parkun Rinia i cili u kafshua fillimisht me 6 mijë metra katrorë për interesa lolake të Edit dhe besnikut të tij; më pas 700 m2 për parkimin e Edit dhe besnikut të tij dhe tani për 10 mijë m2 për parkimin nëntokësor të Edit dhe besnikut të tij.

 Për fat të keq të gjithë këto janë zhdukur me firmën e Edi Ramës. Partia Demokratike depozitoi në KQZ vjet kërkesën për 3 referendume vendore lidhur me kafshimet që janë në plan për t’ju bërë parkut të madh të Tiranës dhe Parkut Rinia. Por KQZ e detyruar politikisht, i refuzoi këtë të drejtë kushtetuese qytetarëve shqiptarë.

Radhën tani e ka parku i madh i Tiranës, pas këtij parku që po shembet dhe shkatërrohet, radhën e ka parku i madh i Tiranës me ndërtime 30-katëshe në të dy anët e Korpusit me firmën e z.Edi Rama. 

Në rast se ne nuk reagojmë të gjithë parqet kthehen në pallate. Ta gëzojnë pyllin vertikal ato të cilët e duan fasadën vertikale të gjelbërimit dhe nuk duan pyllin horizontal siç e ka bërë Zoti, por ama PD këmbëngul që qytetarët duhet të dëgjohen, që zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet përmes referendumeve vendore dhe të vendosin qytetarët në rast se duan parqe për fëmijët tanë apo duan pallate për Edi Ramën.”, -tha Malltezi.

Ndërsa, kreu i këshilltarëve të PD-së Olli deklaroi se oligarkia është më e forcuar se kurrë.

“Kjo është një kronikë e një masakre urbane të paralajmëruar. E kemi bërë publike që në muajin dhjetor kur është rishfaqur frikshëm plani i ri vendor, i cili jo pa qëllim rrëzoi planin e mëparshëm, për t’i hapur rrugën interesave planit të betonit dhe ndërtimit. Kjo sigurisht është i papranueshëm, por është i papranueshëm kur kryhet në dëm të shëndetit publik, në dëm të natyrës dhe hapsirave tona të gjelbërta.

Është një kronikë e paralajmëruar e cila për fat të keq oligarkia tashmë edhe më e forcuar si asnjëherë më parë me vjedhjen e votave do të shfaqet rrezikshëm edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit, për të realizuar këtë plan famëkeq për betonizimin absolut të kryeqytetit të Shqipërisë.

 Është një denoncim i përhershëm dhe do të vijojë të denoncohet me forcë nga Partia Demokratike e cila do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë, duke filluar që nga pjesa e drejtësisë dhe referendumeve vendore, sikundër e tha z.Malltezi, për të shpëtuar edhe atë pak gjelbërim që ka mbetur në kryeqytet.”, -tha Olli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here