Përplaset me shtyllën, vdes drejtuesi i motorit

0
208
foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 02:05, në Himarë.

Një 39 – vjeçar me banim në Tiranë ka humbur kontrollin e motorit, një “Hamer” me targë TR 440 H, duke u përplasur me shtyllën anësore të rrugës.

Ai është dërguar në Spitalin e Himarës në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Në njoftimin e saj, policia ka bërë të ditur vetëm inicialet e 39 – vjeçarit, K.Sh. Aktualisht sqarohet në njoftim, po kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me rastin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here