Alarmi/ The Economist: Shqipëria në zonën e vendeve më të ndotura, 5 mijë qytetarë në vit rrezikojnë vdekjen

0
218

 

Shkalla e vdekshmërisë përsa i përket ndotjes së ajrit për 100 mijë banorë është 171.4, afërsisht 5,000 qytetarë shqiptarë në vit rrezikojnë vdekjen nga ky shkak

Shqipëria vazhdon të kryesojë e para, përsa i  përket problematikave të llojeve të ndryshme. Dhe një ndër  problemet më të mëdha të vendit tonë, është edhe  ndotja e ambjentit ku ne jetojmë, duke u kthyer në një kërcënim për jeten e gjithësecilit.  Prej disa vitesh, Shqipëria është përfshirë në zhvillime të vrullshme urbane, gjë që është shoqëruar me një faturë jo të vogël në planin mjedisor. Statistikat e fundit nga Forumi Ekonomik Botëror e rendisin Shqipërinë në 5 vendet e para që janë më të rrezikuara nga ndotja, raportoi ditën e djeshme “The Economist”.  Sipas këtyre statistikave, shkalla e vdekshmërisë përsa i përket ndotjes së ajrit për 100 mijë banorë është 171.4, pra afërsisht 5,000 qytetarë shqiptarë në vit rrezikojnë vdekjen nga ky shkak.

10 vendet me riskun më të lartë

Ky forum liston 10 vendet me risk më të lartë duke nisur nga vendi i dhjetë me Serbinë, e ndjekur më sipër nga Rumania, Ukraina, Sierra Leone, Kina, Shqipëria, Bullgaria, Bosnje-Hercegovina, Koreja e Veriut dhe në vend të parë Gjeorgjia me 292.3 vdekje. “Në Shqipëri 44% e emetimeve të gazeve serrë vijnë nga sektori energjetik, sipas të dhënave nga Forumi Ekonomik Botëror”, tha The Economist. Edhe pse kontributi i Shqipërisë në shkarkimet e gazrave serrë është rreth katër deri në pesë herë më i ulët se nivelet mesatare ndërkombëtare, me një mesatare të llogaritur prej 9,4 milion ton/vit të gazit karbonik Co2, këtyre të dhënave mund t’u gëzohemi për shumë pak kohë, nëse ne nuk kemi politika të forta për çështjet klimatike, sugjerojnë ekspertët. Sipas të dhënave më të fundit që Ministria e Mjedisit ka vënë në dispozicion, rezulton se energjia dhe transporti, të ndjekura nga bujqësia dhe sektori i mbetjeve janë kontribuuesit më të rëndësishëm në emetimit e gazit serrë në Shqipëri.

Problemet më të mëdha

Sipas statistikave ndotja e ajrit, mbetjet urbane, uji i pijshëm dhe higjiena publike mbeten problemet më madhore për Shqipërinë. Duke qenë një nga parakushtet për integrimin në BE, çështjet klimatike kanë nisur të merren seriozisht në konsideratë nga qeveria, e cila së fundmi ka nxjerrë një akt nënligjor, sipas së cilës të gjithë makinat e vjetra do të taksohen ekstra për shkak të ndotjes në mjedis. Agjencia Kombëtare e mjedisit, në raportin e vitit 2014, shënon se problematik mbetet numri i ditëve që tejkalojnë standartin ditor të BE-së (50 µg/m³). Në Tiranë vetëm në një zonë, nga katër të monitoruara, rezulton se norma e ndotjes u tejkalua në 102 ditë të vitit. Edhe pse kontributi i Shqipërisë në shkarkimet e gazrave serrë është rreth katër deri në pesë herë më i ulët se nivelet mesatare ndërkombëtare, me një mesatare të llogaritur prej 9,4 milion ton/vit të gazit karbonik Co2, këtyre të dhënave mund t’u gëzohemi për shumë pak kohë, nëse ne nuk kemi politika të forta për çështjet klimatike, sugjerojnë ekspertët. Sipas të dhënave më të fundit që Ministria e Mjedisit ka vënë në dispozicion të AgroWeb.org, rezulton se energjia dhe transporti, të ndjekura nga bujqësia dhe sektori i mbetjeve janë kontribuesit më të rëndësishëm në emetimit e gazit serrë në Shqipëri. Respektivisht energjia-transport me (57.29%), e ndjekur nga bujqësia me (16.85%), përdorimi i tokës dhe pyjet (8.88 %) dhe në fund mbetjet me (2.31%). Siç shihet qartë dhe nga të dhënat, kontribuesit më të mëdhenj të CO2 janë energjia dhe transporti. Ulja e emetimit të gazit, për të cilin Shqipëria është zotuar dhe në Samitin e Klimës në Paris kërkon një revolucion në energji dhe në prodhim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here