Gabimet që bëni me kafen, duke filluar që nga pirja e saj në mëngjes

0
230

Në këtë artikull do ju tregojmë se kush janë gabimet e zakonshme që bëhen me kafen. Nëse doni që me të vërtetë kjo pije aq e dashur për ju t’ju bëjë mirë, duhet të shmangni këto gabime.

1. E pini që në mëngjes

Të pish kafe që në 7 të mëngjesit nuk është mirë. Dy orë pasi jeni zgjuar, niveli i kortizolit (hormon i stresit) është shumë lart dhe kjo ju jep energji në mënyrë të natyrshme. Për këtë arsye, ekspertët mendojnë se koha më e mirë për të pirë kafen e parë është nga ora 10 deri në orën 12 paradite, atëherë kur niveli i kortizolit nis të bjerë. Duke e pirë në këtë orar, do të shfrytëzoni energjinë që ju jep vetë trupi dhe do e ruani kafeinën për atëherë kur të keni me të vërtetë nevojë.

2. Pini shumë

Në rastin e kafes nuk vlen shprehja “sa më shumë, aq më mirë”. Kur kalon një farë mase, kafja nuk ka më efekt. Ndërsa për personat që kanë probleme me tensionin e lartë dhe diabetin, kafja e tepërt është e dëmshme. Sasia ditore e kafeinës nuk duhet të kalojë 400 mg.

3. E “mbysni” me sheqer

Është vërtetuar se kafja ndihmon në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe ul rrezikun e prekjes nga diabeti, pasi përmban antioksidantë. Por, çfarë ndodh kur i shtojmë sheqer? Pak sheqer nuk përbën problem, por nëse e ktheni kafen në shurup, ky po që është problem. Diabetin do e afroni duke pirë kafe, në vend që ta largoni.

4. E lini të ftohet

Nëse pini pak dhe e lini të ftohet, atëherë aciditeti i kafes rritet. Nuk është një rrezik i madh shëndetësor të pish kafe të ftohtë, por ky aciditet i shtuar me kalimin e kohës mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe sidomos me dhëmbët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here