Skuadra e Trepça ’89 do të kërkojë sot në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës të shkruajë historinë, duke u munduar që të kalojë turin e parë të Ligës së Kampioneve që në sezonin e debutimit.
Pas humbjes 2-1 në Ishujt Faroe ndaj Vikingur në ndeshjen e parë, trajneri Ramadani ka bërë disa ndryshime sa i përket formacionit titullar. Ai ka lënë në stolin e rezervave si kapitenin Idrizi, ashtu edhe golashënuesin më të mirë të skuadrës, nigerianin Xhon, duke ndryshuar rreshtimin e tij.
LIVE Trepça ’89-Vikingur 0-0
Trepça ’89: Manxholli, Izmaku, Islami, Potoku, Lushtaku, Mustafa, Broja, Hasani, Maloku, Kurtishaj, Hajdari.
Trajner: Z. Ramadani
Vikingur: Rasmusen, Hansen, Gregersen, Djurhus, E. Jakobsen, H. Jakobsen, G. Vatnhamar, S. Vatnhamar, Gjorgjeviç, Angel, Laval.
Trajner: S. Hentze
Gjyqtar: Aleksander Harkam (Austri)