Pasi u fejua Floriana Garo vendos të lërë Shqipërinë, ja vendi ku do të shkojë

0
284

Prej 5 sezonesh, Floriana Garo ka shoqëruar fundjavat e shqiptarëve me programin “Jo vetëm modë”, që erdhi përmes “TV Klan” si një revistë televizive ku i gjeje të gjitha, nga intervistat me personazhe të famshëm, tek destinacionet e reja, projektet e bamirësisë, këshillat e ekspertëve dhe gjithçka lidhej me stilin e jetesës. Por duket se këtij kapitulli shumë të rëndësishëm në jetën e moderatores bukuroshe i erdhi fundi.

Siҫ shkruan Who, pas një lidhjeje 1-vjeçare në distancë me avokatin Enis Daci, Floriana ka vendosur të provojë Zvicrën, vendin ku do të jetojë tani e tutje, por pa e humbur përgjithmonë lidhjen me Shqipërinë.

Burime pranë saj tregojnë për Who, se ky është sezoni i fundit i Florianës në krye të “Jo vetëm modë”, në të cilin për 5 vite bëri si autoren, ashtu edhe moderatoren. Pas pushimeve verore, pritet që Floriana, së bashku me gjysmën e saj, të fluturojë drejt Gjenevës ku do të nisë një kapitull të ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here