Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku Janaq Karavoqiri dhe shtetasi K.K të dy banues në Nartë të Vlorës kanë goditur me thikë shtetasin E.A 34 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje shëndetësorë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë këta shtetas kanë kundërshtuar uniformat blu të Stacionit Triport duke mos i’u bindur urdhërit të tyre.
Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 89, 25 dhe 236 të Kodit Penal.