Në një vend si Iraku, ku fanatizmi fetar është më i lartë se në çdo vend tjetër vdekja është shumë pranë edhe për gjërat më të vogla.
Kështu ka ndodhur me një të ri, vdekja e të cilit përshkruan anët më të errëta të një konservatorizmi ekstrem social.
Karar Nushi ishte një student në Bagdad, një model i vërtetë dhe gjithashtu merrej dhe me teatër. Pas kërcënimeve të shpeshta nga disa grupe fondamentaliste, i riu u gjend i pajetë mëngjesin e sotëm. Trupi i tij ishte braktisur në Palestine Street, në një rrugë mjaft të frekuentuar në Bagdad.
“Brad Pitt” irakian siç quhej ndryshe akuzohej për prirje homoseskuale dhe se bënte një jetë sipas stilit perëndimor shkruan Ansa. Sipas së përditshmes i riu ishte kërcënuar shpesh me jetë nga grupet fondamentaliste. Karar u gjend me shenja të forta dhune në trup, nga të nxirat deri tek të çarat.
Ndërkohë që në rrjetet sociale, sipas miqve të tij ai ishte një djalë i respektueshëm dhe i kulturuar. Në të shumtën e komenteve ai vlerësohet për kurajon që kishte.