Lefter Koka i LSI-së, Ministër i Mjedisit, gjatë një prononcimi për mediat përpara nisjes së konventës kombëtare të forcës politike që ai përfaqëson, ku pritet që Monika Kryemadhi të zgjidhet kryetare e LSI, u shpreh se është Rama ai që e ka parë si tepsi qeverinë, ndërsa për ne ishte një mision për interesa të qytearëve. Sipas Kokës, Rama kot e ka me presionet ndaj administratës, pasi nuk ka si ti prek ato. “Ligji për nëpunësin civilë ndalon çdo tentativë për të kapur administratën”, tha Koka.