Nuk justifikon 1.13 miliardë lekë. Ja vendimi i pazakontë i Gjykatës së apelit për Alfred Pezën

0
416

Gjykata e Apelit per Krimet e Renda liron nga sekuestroja pasurine e ish-deputteit të PS, Alfred Peza.

Vendimi u mor në seancen e sotme, i cili ndryshoi vendimin e dhene nga shkalla e Pare. Shkalla e Pare vendosi sekuestro ne baze te ligjit “Antimafia”, nderkohe qe sot ky vendim u rrezua.

Treshja gjykuese qe dha vendimin e sotem per heqjen e sekuestros ishte kryesuar nga gjyqtarja Nure Dreni.

Hetimet ndaj deputetit nisën pas publikimit në media të faktit që bashkëshortja e tij ka blerë aksione me vlerë 1.13 miliardë lekë në një bankë në nivelit të dytë në Tiranë, në mars të vitit të kaluar.

Nga analiza financiare, e kryer gjatë hetimit, është konstatuar se të ardhurat neto familjare të bashkëshortëve Peza-Ndini ndër vite, duke zbritur shpenzimet, është rreth 51 milionë lekë të rinj.

Sipas Prokurorisë, vlera e aseteve në pronësi të tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, përfshirë llogaritë bankare, është në vlerën e rreth 135 milionë lekëve të rinj.

Bazuar në këto të dhëna, organi i hetimit pretendon se bashkëshortët Peza-Ndini kanë një pasuri prej rreth 84 milionë lekësh të rinj, të cilën nuk e justifikojnë me burime financiare të njohura.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here