Veliaj merret me kunatin e Bashës, qytetarët protestojnë sërish sot

0
163

Për të shmangur përballjen me qytetarët që protestojnë kundër shkatërrimit të lulishtes tek Parku i Autobuzëve, Erion Veliaj ka kërkuar sërish përplasjen me Partinë Demokratike. Për ta politizuar çështjen, Veliaj thumboi sot paraardhësin e tij në bashki, Lulzim Bashën duke i përmendur kunatin.

“Pas katër viteve të gjumit, të gjithë kemi kuptuar se Tirana nuk funksionon me kunetër. Tirana funksionon vetëm me punë, shpresë e optimizëm dhe besoj se vetëm duke zgjidhur çdo ditë nga një problematikë, siç ishte kjo kënetë që kemi pasur tek Pallati me Shigjeta dhe kjo situatë aspak e këndshme ku fëmijët s’kishin një hapësirë, duke e rikthyer në një hapësirë falë duarartëve të Bashkisë dhe të papërtuar edhe në këto ditë vere, vetëm kështu mund të ecim përpara”, tha Veliaj, gjatë një përurimi.

Akuzave të Veliajt për përfshirjen e kunatit në procesin e lejeve të ndërtimit, Basha iu përgjigj dje me një status në Facebook, ku shkruante: Erion Veliaj, kerme njeriu qe shpif me te njejten lehtesi qe shkel mbi gjakun e femijeve ne Sharre, qe korrupton prokurore e gjyqtare, do te te vije dita shume shpejt…

Ditët e para të protestës së qytetarëve kundër ndërtimit të një kompleksi pallatesh mbi lulishten tek Parku i Autobuzëve, Bashkia e Tiranës nuk bëri asnjë reagim.

Në momentin kur PD mbajti një qëndrim për lejen e ndërtimit, çështja u politizua dhe Veliaj reagoi duke akuzuar ish drejtuesit e Bashkisë.

Ndërtimi i kompleksit të pallateve u mbrojt nga policia që arrestoi disa prej aktivistëve që iu bashkuan banorëve të zonës. Sot banorët pranë Parkut të Autobuzëve do të protestojnë sërish kundër shkatërrimit të lulishtes në orën 18;00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here