Ëmbëlsira mund të jetë përgjigjja për ta shmangur atë ndjenjë të fryrjes pas ushqimit të tepërt.
Ngrënia e një kivi pas një vakti është e lidhur me tretjen e përmirësuar dhe një reduktim të ndjenjës së “fryrjes dhe parehatisë”, theksojnë shkencëtarët.
Konsiderohet që fruta ekzotike përmban një kompleks unik i cili ndihmon në tretjen e proteinave që gjenden në mish të kuq, qumësht dhe peshk.
Ky frut është i pasur me vitaminën C, ka në përmbajtje edhe një enzimë të quajtur actinidinë.
Prania e kësaj enzime jo vetëm që parandalon fryrjen ose ënjtjen, por bën të mundur një tretje sa më të mirë të proteinave. Një kokërr kivi në ditë dhe problemet marrin fund.