Të gjitha femrave u kujtohet vazhdimisht se kanë një orë biologjike që lidhjet me të pasurit fëmijë.
Mirëpo një studim i ri ka treguar qe lindjet në moshë të madhe, në të vërtetë sjellin disa të mira në shëndetin e gruas.
Studimi, i cili u botua në “Journal of the American Geriatrics Society”, zbuloi se lindja e një fëmije në moshë të vonë jo vetëm që mund të rritë fuqinë e trurit, por edhe mund të parandalojë humbjen e kujtesës më vonë në jetë.
Studimi është zhvilluar me 830 femra pas periudhës së menopauzës dhe ka testuar kujtesën e tyre verbale, aftësitë ekzekutive dhe njohurinë e përgjithshme.
Studimi u përqendrua në moshën e tyre gjatë shtatzënisë së parë, numrin e shtatzënive, por edhe në faktorë të tjerë për të vlerësuar efektin e moshës që kanë gjatë shtatzënisë dhe lidhjen me shëndetin mendor.
Ajo çka u vu re ishte fakti që gratë që kanë pasur shtatzëninë e fundit pas moshës 35 vjeçare, kishin kujtesë më të lartë verbale dhe ato që e kishin shtatzëninë e parë para 13 vjetësh kishin njohuri të përgjithshme më të forta.
“Periudha më e gjatë riprodhuese dhe përdorimi i kontraceptivëve oralë janë të lidhur me fuqinë e trurit në një moshë më të vonë në jetë. Gratë që kanë lindur fëmijën e tyre të parë në moshën 15 dhe 24 vjeç treguan se kanë shëndet më të dobët në aftësitë njohëse në të 40-at e tyre”, është thënë në studim.
Niveli i lartë i hormoneve gjatë shtatzënisë mund të ndikojë pozitivisht në funksionimin e trurit dhe nëse jeni shtatzënë në moshë të vonë, ndryshimet në tru do të zgjasin më shumë.
“Por nuk mjafton të sugjerohet që femrat të presin deri pas 35 vjetëve për të lindur fëmijën e parë, sepse rezultati i këtij studimi nuk merr parasysh rreziqet që mund të shfaqë shtatzënia në moshë të vonë” ka thënë autorja e studimit, Dr. Roksana Karim.