Një rast kur marrëdhënia nuse-vjehrrë degjenerojnë në dhunë fizike dhe psikologjike është regjistruar ditën e djeshme në Kavajë.
Policia bëri të ditur se vjehrra ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së saj 23 –vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në Kavajë dhe policia po heton lidhur me rrethanat e e saj, ndërsa ka lëshuar urdhër mbrojte për vajzën e re.
Njoftimi i policisë
Më datë 05.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen E.G, vjeç 23, pasi dyshohet se vjehrra SH.G, vjeç 51, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.