Nuk ka paqe për Papa Franceskun. Ndërsa janë arkivuar për momentin disa skandale pedofilie, një tjetër rast hedh akuza drejt Vatikanit.
Bëhet fjalë për një festë gay me drogë të ndodhur në banesën në Vatikan të monsinjor Luigi Capozzi, sekretar i kardinalit Francesco Cocopalmerio, kreu i Këshillit Papnor për Tekstet Legjislative.
Kur xhandarmëria e Vatikanit hyri në shtëpinë e monsinjor Capozzit, brenda në pallatin e ish-Zyrës së Shenjtë, u gjend përballë një skenari tronditës që konfirmoi zërat dhe protestat e fqinjëve, thuajse të gjithë kardinalë që banojnë në atë ndërtesë, shkruan Il fatto quotidiano.
Prej kohësh në fakt, ishin vënë re dhe raportuar lëvizje të pazakonta hyrje e dalje të njerëzve të ndryshëm në orët e mbrëmjes, nga hyrja kryesore e pallatit të ish-Zyrës së Shenjtë që del direkt në territorin italian dhe para të cilit nuk ka postbllok as të xhandarmërisë së Vatikanit, as të Rojave zvicerane siç janë në të gjitha pikat e tjera hyrëse në Vatikan.
Monsignor Capozzi, 50vjeç, ka lindur në Salerno më 23 korrik 1967 dhe u shugurua prift në Amalfi 19 dhjetor 1992
Më 7 maj 2007 ai u emërua kapelan i Shenjtërisë së Tij, dhe kjo i dha atij titullin e Monsinjor. Pas skandalit që e ka përfshirë, ai u shtrua në spital në klinikën romake Piu XI, pastaj ai kaloi një periudhë tërheqjeje në një manastir dhe është aktualisht në Spitalin Gemelli në Romë.
Në çështjen që përfshiu Monsinjor Capozzin, i cili ishte propozuar si peshkop, Papa dëshiron të bëhet qartësi maksimale. Shumë njerëz në Vatikan tani presim që Papa më në fund të nxjerrë në pension eprorin e drejtpërdrejtë të priftit protagonist të skandalit të festave, ose Cardinalin Coccopalmerio.
Kardinali i ka kaluar 79 vjeç, katër më shumë se mosha standarde e dorëheqjes, dhe pak më shumë se një dekadë në krye të Këshillit Papnor për Tekstet Legjislative.