Duke mos mjaftuar trafiku i makinave pasi të gjithë janë nisur drejt Durrësit, rrugën në drejtim të qytetit bregdetar e ka bllokuar edhe një aksident.
Dy mjete janë përplasur në autostradën Tiranë-Durrës, duke shkaktuar trafik të tmerrshëm.
Siç edhe duket në foto, aksidenti ka ndodhur në mes të autostradës, ndërsa duken edhe punonjësit e policisë rrugore.
Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.