Një skandal mjedisor sapo ka ndodhur në plazhin e Velipojës ku një person me një mjet lundrues raportohet të ketë hedhur një kafshë të ngordhur në mes të detit.
Qytetarët të tmerruar tregojnë për Shkodra News se po vjen një erë e rëndë dhe kanë frikë të futen në ujë.
Pushuesit kërkojnë nga autoritetet të ngrihen në këmbë dhe të marrin masa emergjente për këtë rast sipas tyre të paprecedentë.
Shikoni fotot për të kuptuar më shumë se çfarë po ndodh realisht në një nga plazhet më të frekuentuara gjatë sezonit veror, e sidomos nga pushues të ardhur nga Kosova dhe Maqedonia.