ANALIZA/ Kur fenomeni pranohet pas sigurimit të mandatit.Një retrospektivë 3-vjeçare mbi kanabisin

0
242

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me strukturat e policisë së Shtetit bëri me dije dje se është i vendosur për ti dhënë fund kultivimit të kanabisit në Shqipëri. Teksa ka pranuar se disa punonjës të policisë kanë qenë të përfshirë në këto raste. Kreu i qeverisë tha zbatimi i përpiktë i strategjisë antikanabis do të rezultojë një histori suksesi në fund të sezonit, në takimin me strukturat e policisë si dhe përfaqësuesit e Guardia di Financës. “Ajo që ne jemi të vendosur që të bëjmë është ta fshijmë njollën që i ka mbetur Shqipërisë nga kjo histori shumë vjeçare dhe 2017 ta bëjmë vitin e vënies së kapakut në këtë histori të shëmtuar. Është i njohur tashmë qëndrimi i punonjësve të policisë ndaj këtij fenomeni. Disa kanë qëndruar pasiv në rastin më të mirë, e disa janë përfshirë në rastin më të keq. Në disa zona të vendit janë konstatuar raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe nëse këto raste përsëriten në këto zona, bëjnë përgjegjës ata që kanë për detyrë të luftojnë fenomenin. I them kreut të Policisë së Shtetit që të tregohet i pamëshirshëm me ata që shkelin ligjin dhe mbyllin sytë ndaj fenomenit”- tha Rama.

 

 

Qëndrimet

 

Ndërkohë në takim ishte edhe komandanti i Guardia Di Financës, Luca De Paolis. Ai tha se ndryshe nga viti 2016, këtë vit do të shtohen orët e fluturimit me 30% dhe deri më sot sipas tij janë kryer 16 misione fluturimi për 37 orë. “Këtë vit orët e fluturimit do të jenë 30% më shumë krahasuar me vitin 2016. Deri më sot janë kryer 16 misione fluturimi për 37 orë. Edhe tani që po flasim avioni ynë është duke kryer mision ajror në Shkodër. Laboratori i analizimit të dhënave të marra gjatë fluturimeve është operativ dhe është pranë drejtorisë së policisë këtu në Tiranë”. Kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako tha se do të ndëshkojë këdo që shkel ligjin pavarësisht nga statusi ose pozicioni që mban. “Mbetemi të vendosur të ndëshkojmë administrativisht por edhe penalisht këdo që shkel ligjin në zbatim të detyrimeve në këtë prioritet pavarësisht nga statusi ose pozicioni që mban”. Kryeministri i vendit, Edi Rama përgëzoi policinë e shtetit pavarësisht nga rastet në të cilat janë të përfshirë edhe policia dhe sipas tij është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e atyre që janë ngarkuar me patronazhimin e këtyre territoreve.“Unë dua të përgëzoj në radhë të parë kapacitetin e menjëhershëm reagues të policisë së shtetit ndaj shfaqjes së çdo elementi pavarësisht nga niveli i përgjegjësisë brenda policisë që ka rezultuar pasiv në rastin më të mirë dhe i përfshirë në rastin më të keq në mbylljen e syve ndaj shfaqjes së fenomenit në të gjitha territoret e mbjella vitin e shkuar të cilat janë konsideruar vende krimi dhe ku përsëritja e të njëjtit krim është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e atyre që janë ngarkuar me patronazhimin e këtyre territoreve. Në këtë aspekt dua ta inkurajoj fuqimisht drejtorin e Policisë së Shtetit edhe drejtuesit e tjerë që të jenë të pamëshirshëm ndaj çdo elementi që shfaqet pasiv lërë më pastaj i përfshirë në mos njoftimin e menjëhershëm të fenomenit në rast se ai del në sipërfaqet ku këta elementë janë të detyruar të marrin informacion të përditësuar”. Rama deklaroi se plani kombëtarë i luftës kundër kanalizimit është solid dhe zbatimi  në letër është një shembull që do të vazhdohet me vendosmëri.“Baza e planit kombëtar të luftës kundër kanabisit është solide dhe zbatimi pikë për pikë i kësaj baze në letër është një shembull i qartë që nëse do të vazhdohet me këtë vendosmëri me këtë ritëm dhe me këtë vëzhgim të përditshëm që shoqërohet me reagime të menjëhershëm me siguri që në fund të sezonit ne do të themi me plot gojën që ia dolëm të përmbysim situatën dhe të fendosim fjalën “fund” në historinë e kultivimit  në shkallë të gjerë të kanabisit” – tha Rama.

 

 

Kreu i qeverisë tha se është operacion me partnerët italian.“Kjo është një luftë e cila nuk mbyllet siç mbyllet historia e një sëmundje pas një operacioni, por ajo që ne jemi të vendosur që të bëjmë është ta fshijmë njollën që i ka mbetur Shqipërisë nga kjo histori shumë vjeçare dhe pastaj të luftojmë fenomenin në nivele marxhinale ku mund të shfaqet në zona të thella. Është inkurajuese gjithë baza e të dhënave sot për kontrollet për asgjësimet si dhe kryesorja që ka të bëjë me thelbin e planit për parandalimin. Në esencë është një operacioni i përbashkët me partnerët tanë italianë, mes dy qeverive dhe ashtu si ka rezultuar mes takimit të ministrit të Brendshëm Xhafaj dhe atij italian mundësia për ta kthyer në një histori suksesi është në dorën tonë”. Rama kërkoi nga të pranishmit që brenda 12 ditëve të mblidhen sërish për një tjetër takim, me qëllim përditësimin e të dhënave, si dhe informimin e publikut.“Dua t’ju kërkoj që në një periudhë të arsyeshme, brenda 10 – 12 ditësh të kemi një takim tjetër vetëm me të dhënat e përditësuara që të jemi sa më të koordinuar, por edhe për të rritur ndjeshmërinë publike lidhur me mënyrën sesi po luftohet ky fenomen, por edhe që shoqëria të jetë sa më e përfshirë, qoftë në marrjen e informacionit, por edhe duke denoncuar ku shfaqet fenomeni, apo për përfshirje të elementëve të Policisë së Shtetit”. Kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako deklaroi se deri tani janë kryer 6 fluturime ajrore dhe janë sekuestruar 15 raste. “Me skuadrën e Guardia Di Finanza ka filluar fluturimi ajrore në monitorim prej datës 15 maj dhe është llogaritur që këtë vit të kryhen 30% më  shumë fluturime se viti i kaluar deri tani janë kryer 6 fluturime ajrore, janë selektuar 15 raste, por vetëm në një rast me 12 bimë është konstatuar kultivim. Gjithashtu gjatë këtij viti po kryhet monitorim nga ajri me helikopter të policisë. Deri tani janë bërë 21 fluturime dhe janë konstatuar vetëm 7 raste. Integriteti i policit është baza ku kemi ngritur punën. Kemi konstatuar efektivë në shkelje të ligjit. Jemi të vendosur të ndëshkojmë secilin prej tyre. Dua të shpreh falënderim për policinë italiane për kontributin që ka dhënë në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike”., tha Çako. Zv/ministre e Punëve të Brendshme, njëkohësisht drejtuese e Task Forcës Qendrore kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit Rovena Voda, tha se rezultatet janë të mira por gjithsesi ende të pamjaftueshme për ti dhënë fund këtij fenomeni.“Miratimi i këtij plani veprimi dhe i urdhrit të Kryeministrit për implementimin e tij nëpërmjet krijimit të Task Forcës Qendrore, është shprehje e vullnetit të qeverisë Rama për luftën pa kompromis ndaj këtij fenomeni jo vetëm nga një institucion por nëpërmjet një qasjeje të re, atë të përpjekjes së përbashkët ndërinstitucionale.Në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme në mars të këtij viti në praninë Tuaj, ne u angazhuam që në reflektim të vullnetit politik Tuajin dhe të Qeverisë ta bënim vitin 2017, vitin e heqjes së Shqipërisë nga harta e kultivimit të kanabisit. Rezultatet janë mbresëlënëse, por gjithsesi ende të pamjaftueshme për çrrënjosjen përfundimtare të këtij fenomeni”, – tha Voda.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here