Faqja zyrtare e Website të Policisë së Shtetit www.asp.gov.al është sulmuar në orët e vona të ditës së djeshme nga Anonymous Albania.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ata, në një postim në profilin e tyre në ‘Facebook’, ku kanë dhënë edhe arsyen e këtij sulmi.
“Ne jemi Anonymous Albania, website i policisë shqiptare eshte hakuar nga ne sepse kemi vure re se policia eshte e mbushur me korrupsion edhe po shfrytezon detyren. Ne po bejme punen qe ju duhet te kishit bere me kohe, duhet te kishit arrestuar deputetet qe kane bere vjedhje dhe gjithe ato vrasje por ju e harxhoni kohen duke i vjedhur popullit.
Ne do vazhdojm tju shkatrrojm juve ky ishte vetem fillimi.
Ne nuk falim e as nuk harrojme. Cdo gje e fshehte do dali ne shesh, s’do kete me te fshehta ndaj nesh. Ky ishte vetem nje palajmerim, ne qoftese vazhdoni akoma keshtu do kete pasoja te tjera si deme ekonomike etj.
Portalet Mediat jane te kontrrolluara nga shteti edhe ato do sulmohen se shpejti-Anonymous Albania!”, -shkruajnë në profilin e tyre në ‘Facebook’.
Faqja zyrtare e Policisë së Shtetit vazhdon të jetë e bllokuar, ndërsa mësohet se specialistë të IT-së në këtë institucion po punojnë për kthimin në normalitet të faqes. /Express