Djali 6-vjeçar i cili humbi ditën e sotme në plazhin e Durrësit është ribashkuar me familjen. Policia e Durrësit njoftoi se prindërit shkuan ta merrnin në rajon. “Duke ju falenderuar për bashkëpunim, ju njoftoj që fëmijën që u gjet nga Efektivet e Stacionit të Policisë Plazh, sot, në lagjen Nr.13, Plepa, erdhën dhe e morën familjarët,” shkruhet në njoftimin e policisë
Apeli për ndihmë
Ora 18:40 – Policia bën me dije se orët e fundit ditën e sotme ka gjetur një djalë të mitur në plazhin e Durrësit, i cili ka humbur familjen. Për t’u bërë sa më e lehtë gjetja e tij, policia ka bërë një përshkrim fizik të 6-vjeçarit Mateo Piperi.
“Nga veprimet e deritanishme dyshohet se shtetasi e ka emrin Mateo Piperi, 6 vjeç, banues në Tiranë. Është rreth 1 m i gjatë, me tipare të zeza, flokë të prera shkurt ngjyrë të zezë dhe një palë pantallona të shkurtra ngjyrë blu,” thuhet në njoftimin e policisë.
Fëmija është në ambientet e Stacionit të Policisë Plazh në gjendje të mirë shëndetësore. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimin e çdo shtetasi, I cili ka ndonjë informacion mbi familjen e fëmijës së gjetur të kontaktojnë në numrin 0694110217.
Njoftimi i policisë
Durrës, më 08.07.2017. Më datë 08.07.2017, në lagjen Nr. 13, Plepa është gjetur nga Efektivet e Stacionit të Policisë Plazh një fëmijë I mitur , I seksit mashkull. Nga veprimet e deritanishme dyshohet se shtetasi e ka emrin Mateo Piperi, 6 vjeç, banues në Tiranë. Është rreth 1 m i gjatë, me tipare të zeza, flokë të prera shkurt ngjyrë të zezë dhe një palë pantallona të shkurtra ngjyrë blu. Fëmija është në ambientet e Stacionit të Policisë Plazh në gjendje të mirë shëndetësore. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimin e çdo shtetasi, I cili ka ndonjë informacion mbi familjen e fëmijës së gjetur të kontaktojnë në numrin 0694110217.