Hasi me “dorë të hekurt” te Olimpiakosi, lë jashtë skuadrës shqiptarin që luan për Zvicrën

0
186

U mendua se Esteban Kambiaso do të ishte ndër të vetmit lojtarë në operacionin “fshesa” të Besnik Hasit tek Olimpiakosi, por trajneri shqiptar e ka nisur me “dorë të hekurt” aventurën e tij me skuadrën greke. Ditën e djeshme, një tjetër lajm i bujshëm ka pushtuar mediat fqinje, të cilat raportonin se ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare ka lënë jashtë grumbullimit 4 lojtarë shumë të rëndësishëm të Olimpiakosit, mes tyre edhe Pajtim Kasamin.

Një tregues i qartë se në ekipin e tij nuk ka vend për “miqësi” dhe askush nuk do ta meritojë fanellën nëse nuk zbaton me përpikëri rregullat e tij dhe nuk stërvitet maksimalisht. Fakti që largon një lojtar me prejardhje shqiptare, tregon se 45-vjeçari ka vënë rregulla të forta për të arritur rezultate pozitive në të ardhmen.

pajtim-kasami-470x305
Përpara nisjes për në Belgjikë, ku do të kryejë pjesën e dytë përgatitore skuadra e Olimpiakosit, Hasi ka reduktuar listën e tij duke lënë jashtë katër lojtarë si Risvanis, Janiotas, Kasami dhe Vergos. Të katër lojtarë që kanë qenë të rëndësishëm në të shkuarën. Këta i shtohen listës së largimeve të mëparshme të Viana dhe Bukalakis, të cilët diheshin që nuk do të ishin pjesë e Olimpiakosit për sezonin e ardhshëm.

 Një Ilaç I Lashtë Për Parazitë. Eliminoni Ato Për 2-3 Ditë!
Blogchanie
Ads by Revcontent

45-vjeçari kërkon që të bindë drejtuesit dhe të gjithë opinionin në Greqi që ishte zgjedhja e duhur për të drejtuar skuadrën dhe nuk do të zhgënjehen. Mediat greke i kushtuan një hapësirë të veçantë lajmit të përjashtimit të katër lojtarëve, ndërkohë që Hasi po jep leksione të mira edhe për të tjerët që mbajnë në ekipet e tyre lojtarë që nuk meritojnë të jenë aty./panoramasport/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here