Dy vëllezër kanë përfunduar në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi ishin shpalluar në kërkim për veprën penale të mashtrimit. Të arrestuarit janë Jani (Juljan) Zhupa, 38 – vjeç dhe Arbër Zhupa, 33 vjeç, banues në Memaliaj.
Ata dyshohen se në bashkëpunim me persona të tjerë, nga viti 2009 e në vijim nëpërmjet mashtrimit kanë arritur t’i marrin një shumë prej 15 000 000 lekësh personit me inciale E.K, banues në Gjirokastër.
Ky i fundit, sipas policisë, më 19 Maj të 2014 -ës, persona të paidentifikuar kanë tentuar ta marrin peng, ndërsa babai i tij, me iniciale H.K, më 15 Shkurt të 2012 -ës është plagosur me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.