Një 27 vjeçar nga Sauku i Tiranës është sulmuar mbrëmjen e djeshme nga 4 persona të panjohur. Sipas policisë 27 vjeçari F.G ka qenë duke bërë Pazar në një market në fshatin Rrotull të Ishmit në Durrës, dhe sapo ka dalë nga marketi i janë afruar 4 persona të cilët fillimisht e kanë fyer dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht.
I riu më pas i është drejtuar policisë ku dhe ka bërë kallëzimin.
Ndërkohë që policia ka nisur punën për zbardhjen dhe identifikimin e autorëve.
Ja njoftimi i policisë:
Më datë 07.07.2017,ora 01:00, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe po punohet për identifikimin e kapjen e tyre,sepse në orën 19:00,ka bërë kallëzim, shtetasi F.G. 27 vjeç, banues në Sauk i Vjetër, i cili shpjegon se rreth orës 19:00, duke blerë disa sende në market, në qendër të fshatit Rrotull, Ishëm, janë afruar 4 persona të pa identifikuar, e kanë kanosur dhe goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas janë larguar. Neni 84, 90 KP.