Tatimet përfundojnë fshirjen e detyrimeve për mosdeklarim në afat

0
233

 

Në zbatim të ligjit “Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore, doganore, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit” dhe Udhëzimit të Ministrisë së Financave në zbatim të tij, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve implementoi fazën e dytë duke përmbyllur procesin e fshirjes së detyrimeve për mosdeklarim në afat. Gjatë ditës së enjte, nga fshirja automatike e këtyre deklaratave, që duhet të dorëzoheshin deri më 30 Qershor, kanë përfituar edhe 6,309 tatimpagues të tjerë. Në total 111,356 subjekte në status aktiv dhe pasiv kanë përfituar nga fshirja automatike e gjobave për mosdeklarim në kohë. Llojet e dënimeve që janë fshirë nga sistemi elektronik për deklarim të vonuar janë:

 

Listëpagesë e TAP

 

Deklarata të TVSH-së,

 

Deklarata për destinimin e fitimit

 

Deklaratë Tatim Fitimi/Tatim i Thjeshtuar i Fitimit

 

Taksa Kombëtare etj.

 

Të gjithë tatimpaguesit që kanë përfituar do të gjejnë në llogarinë e tyre elektronike njoftimin përkatës.

 

Procesi i fshirjes automatike do të vijojë hap pas hapi me çdo zë që parashikon legjislacioni.

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here