Nëse papritur e keni kapur veten mes lotësh gjatë apo pas seksit, nuk jeni të vetmet, kështu që qetësohuni. Duke qenë se seksi është një akt shumë intim në të cilën përfshirja është maksimale, secili e përjeton në mënyrën e tij.
Ka njerëz, të cilët duke qenë se janë të ndjeshëm e ndjenë shumë bashkimin fizik dhe është ai momenti ku as nuk e mendon t’i mbash lotët. Por përveç kësaj, sigurisht ekzistojnë dhe të tjera arsye pse pikërisht gjatë seksit na vjen për të qarë!
1. Sepse është hera jote e parë
Oh Zot! E si mund të harrosh stresin e herës së parë? Aq më tepër kur gjithë jetën e keni imagjinuar e stërimagjinuar me qindra herë. Dhe pastaj, vjen momenti dhe ti je përpara kaq shumë emocioneve dhe komplekseve miksuar së bashku. Por edhe frika ndaj diçkaje të panjohur nuk mbetet pas. Kështu që, jeni plotësisht të justifikuara nëse qani! Madje, situata bëhet edhe më romantike, nesë mes lotësh, ai vjen dhe ju përqafon…Kështu që, çlirohuni goca!
2. Sapo keni dalë nga një ndarje e dhimbshme.
Kur sapo keni dalë nga një lidhje që për ju ka patur shumë rëndësi, duhet kohë për tu ambientuar sërish në një tjetër marrëdhënie. Dhe kur për një arsye apo një tjetër e gjen veten në shtrat me dikë, ndërkohë që mendja është diku tjetër, të qash është krejtësisht normale. Kujtimet, mendimet e ngatërruara apo thjesht ndjesitë që ende nuk janë zbehur plotësisht, i bëjnë lotët të pashmangshme në një situatë të tillë.
3. Nga qejfi!
Po po, nëse dhe ju keni qarë nga kënaqësia dhe për momentin se keni kuptuar se ç’po ndodh, ju themi të qetësoheni sepse e keni patur nga qejfi i madh. Njerëzit e shprehin në mënyra të ndyshme kënaqësinë gjatë seksit. Disa e shprehin përmes pasthirrmave e ndërsa të tjerë, shpërthejnë në lot. A ka moment më të mirë për të çliruar çdo lloj energjie? Sigurisht që JO!
4. Nga dhimbjet gjatë aktit
Në herët e para të seksit, dhimbjet janë gjëja e parë që mendon. Ka momente kur jo vetëm që nuk po ndjen kënaqësi, por bëhesh kaq e ndjeshme sa s’mund të bësh gjë tjetër përveçse të qash dhe t’i kërkosh partnerit të ndalojë. Dhe ai duhet të ndalojë! Me siguri herën tjetër do të jetë ndryshe.
5.Qan sepse sapo tradhtove!
Ah, kjo është situata më e komplikuar në fakt. Argumentat dhe kundër argumentat rreth kësaj, nuk mbarojnë kurrë. Situata nga më të ndryshmet kanë treguar se edhe ata që po tradhtojnë qajnë. Qajnë sepse ndoshta në një moment dobësie gjatë seksit, pendohen duke iu kujtuar personi tjetër. Pavarësisht gjithçkaje që i shtyu drejt tradhtisë, ka njerëz të cilët nuk presin përfundimin e aktit për tu ndier fajtorë.