Mes reperit të njohur shqiptar Noizy dhe këngëtares Enca Haxhia, tash e një kohë ka filluar një ‘konflikt’ mes porosive që i dërgojnë njëri-tjetrit.
Ata kanë zgjedhur koncertet dhe rrjetet sociale si hapësira ku i dedikojnë djalë ‘thumbuese’ njëri-tjetrit, shkruan lajmi.net.
Në koncertin e fundit, thuhet se Noizy ishte dëgjuar duke brohoritur “Enca na vjen nga mbrapa”.
Ndërsa, është Enca ajo që tani nuk e lëshon asnjë rast për t’i bërë një “diss” reperit, siç ka bërë edhe tani pas publikimit të këngës së re të Noizyt.
Së fundi, në rrjete sociale, Enca ka shpërndarë një foto në të cilën ka shkruar “Fytyra që e bëj kur dëgjoj se disa njerëz ndjejnë se mund të më zëvendësojnë”, duke ia shtuar këtij mesazhi një foto duke qeshur.