Kthimi i pushuesve nga bregdeti ka bërë që trafiku të jetë i rënduar edhe gjatë orëve të mbrëmjes.
Fluks mjetesh ka në aksin rrugor Himarë – Vlorë, në qytetin e Vlorës dhe aksin Rradhimë – Vlorë.
Në aksin Levan – Fier ka ngarkesë maksimale mjetesh, njofton Policia.
Ngarkesë në këto orë të mbrëmjes ka hyrja në Durrës tek Shkëmbi Kavajas dhe autostrada Durrës-Tiranë.
Shumë trafik të dendur ka në akset Lezhë-Milot-Fushë Krujë.
Ngarkesë ka edhe Rruga e Kombit.
Policia, përmes njoftimit të shpërndarë për mediat, ku jep informacione mbi gjendjen e trafikut, bën edhe një apel:
Në kushtet e qarkullimit natën dhe me trafik të dendur, Policia Rrugore kërkon nga drejtuesit e mjeteve të modelojnë shpejtësinë dhe të qarkullojnë me kujdes të shtuar.
Shërbimet e Policisë janë përgjatë të gjithë këtyre akseve për të drejtuar trafikun dhe për të dhëne ndihmën e nevojshme.
Për shkelësit e Kodit Rrugor do te merren të gjithë masat administrative në proporcion me shkeljet.