Risia teknologjike, shkencëtarët krijojnë celularin e parë pa bateri (Video)

0
204

Një nga problemet kryesore të telefonave të mençur (smartfone) është fakti se ata nuk mbajnë shumë bateri dhe shpesh duhet të mbahet karikuesi me vete. Por së fundmi disa shkencëtarë nga Universiteti i Uashingtonit kanë krijuar një celular prototip që nuk ka nevojë për bateri për të funksionuar.

 

 

Prototipi mahnitës dhe efikas kërkon vetëm 3.5 mikrovat për të punuar dhe ka një qasje të re inovative që eviton nevojën për një qeli baterie.

Në vend të qelisë, celulari përdor energji të ambient nga radio valët dhe drita, për të transmetuar sinjalin prapa tek një stacion bazë 50m larg.

Prototipi në vetvete është krijuar nga materiale të thjeshta: butona për prekje, pllakë rrethore dhe disa komponentë të tjerë. Më impresionues është fakti se shkencëtarët arritën që të krijojnë një bazë të thjeshtë stacioni për të transmetuar sinjalin me një sasi kaq të vogël të energjisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here