Grabitja e 10 mln eurove në Rinas, ADN-ja zbulon autorët

0
297

Janë drejt fundit hetimet për grabitjen spektakolare në rrugën e Rinasit, të ndodhur në 8 shkurt të këtij viti.

Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arritur të gjejë prova se grupi i drejtuar nga Admir Murataj ka arritur të grabisë 10 milionë euro, prej të cilave janë gjetur vetëm 1.5 milionë.

Ndryshe nga çfarë u tha në momentin që ndodhi grabitja, shuma e parave që ishin në dy blinda ka qenë 10 milionë euro, para të cilat janë marrë të gjitha. Dëshmia e Fatjon Xhyliut ka zbuluar të gjithë grupin dhe mënyrën se si ata e kryen grabitjen, shkruan shekulli.

Ndërkohë Prokuroria ka krahasuar gjurmët e ADN-së të të arrestuarve, të cilët përkojnë me gjurmët e gjetura në tenxheret ku ishin futur paratë dhe ishin groposur. Prokuroria ka ndërtuar edhe profilin gjenetik të tyre, falë ADN-ve të marrë tek të arrestuarit në qeli.

Gjyqi pritet të nisë në muajin shtator ku grabitësit do të akuzohen për grup të strukturuar kriminal, grabitje me armë e dhunë, armëmbajtje pa leje, tentativë vrasje, plagosje e rëndë me dashje dhe vjedhje e bankave e armëve të kursimit, shkruan Shqiptarja.com.

6 të arrestuar, tre në kërkim
Në 9 shkurt të këtij viti 5 persona të maskuar përplasën dy blinda që po transportonin para drejt Rinasit, duke marrë të gjithë thasët. Policia arriti të zbulojë grupin, ku deri më tani janë arrestuar Fatjon Xhyliu, Ditjon memlika, Neim Avdyli, Ernest Kupa, Admir Cerpja dhe Dash Kupa, ndërkohë që është shpallur në kërkim Admir Murataj, Klemnet Cala dhe një person me inicialet B.M.

Deri më tani Admir Cerpja ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndërkohë që kreu i këtij grupi Admir Murataj mendohet se është larguar jashtë vendit.

Të arrestuarit për grabitjet spektakolare

Fatjon Xhyliu

Ditjon Memlika

Neim Avdyli

Ernest Kupa

Admir Cerpja

Dash Kupa

Në kërkim

Admir Murataj

Klement Cala

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here