Krahas marrjes së terapisë, shtypja e gjakut mund të rregullohet edhe me ushqim të drejtë. Ekspertët rekomandojnë që ta shmangni këtë ushqim nëse keni shtypje të lartë të gjakut.
Prodhimet mishrave të terurKëto prodhime të shijshme mund të jenë bombë e vërtet natriumi. Vetë përgatitja e këtij mishi kërkon shtesë goxha të madhe kripe. Ushqimi i cili përmban përqindje të kripës janë prodhimet e mishrave të terura, picat e ngrira, lëngjet e blera nga pemët dhe perimet, prodhimet nga domatet e konservuara…
Pica e ngrirëEdhe vetë përbërësit e picës përmbajnë mjaft kripë – brumë, djathë, salcë domateje, prodhime mishrash të terur… Mirëpo, prodhuesit i shtojnë edhe më shumë kripë këtij specialiteti të shijshëm para ngrirjes në mënyrë që të ruajnë shijen/
Tranguj turshiKonservimi i ushqimit nënkupton edhe shtesë kripe. Mirëpo, kripa e tepërt nga trangujt e zakonshëm mund të bëjë sfungjer për natrium. Sa më gjatë që të qëndrojnë perimet në lëng të njelmët, aq më shumë do të thithin kripën.
Domate nga konservaProdhimet siç janë salca e domateve, salca për brumëra nga konserva përmbajnë mjaft kripë. Vetëm një filxhan e këtyre prodhimeve mund të përmbajë edhe deri në 600 mg natrium.
SheqeriSiç e dini me siguri, konsumimi i shtuar i sheqerit mund të çojë në shtim peshe dhe në probleme të shumta shëndetësore. Gjithashtu, personat të cilët janë me mbipeshë u ekspozohen më shumë rrezikut nga ngritja e presionit të gjakut. Ekspertët rekomandojnë konsumim ditor më së shumti nëntë lugë të vogla sheqer.
Lëkura e pulës dhe ushqimi i përpunuarPersonat me hipertension do të duhej t’u shmangen yndyrave të ngopura, andaj nuk u rekomandohet personave të cilët vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut.
KafjaKjo pije e zezë mund të shkaktojë ngritje të shpejtë të shtypjes së gjakut. Nuk kafja i vetmi fajtor për ngritje të shtypjes së gjakut, por edhe të gjitha pijet të cilat përmbajnë kafeinë, siç janë pijet e gazuara dhe çaji.
AlkooliSasia e vogël mund të ulë shtypjen e gjakut, mirëpo sasia e tepruar e alkoolit mund të shkaktojë hipertension. Sekreti i shëndetit të mirë vërtet është në kujdes.