Publikohen pamjet: Ja si u vodh mandati i PDIU-së në Tiranë (VIDEO)

0
265

Ish kryeministri Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook, një video që provon vjedhjen e votave të PDIU-së në Tiranë. Në video shihet sesi vendosen dy fletët e votimit në vendin që i përket partisë së çamëve. Por kalojnë pak sekonda dhe numëruesi i PS e merr një prej fletëve dhe e kalon tek ato ku janë votat për PS.

Video është e qartë dhe nuk lë vend për interpretime. Shpëtim Idrizit i duhen vetëm 37 vota që të marrë mandatin në Tiranë. PDIU ka ankimuar çështjen dhe pretendon se vjedhja është bërë në qendrat e numërimit, ku kjo parti nuk kishte numërues.

“Ja si ia vodhi mandatin Noriega PDIU-se!

Qytetari dixhital denoncon:
Vjedhjen e mandatit te PDIU nga Noriega ne qarkun e Tiranes. Ai thote se disponon 19 video per vjedhjen skandaloze te mandateve nga kanibalet e votave te Edvin Kristaq Rames.

I bej thirrje KQZ te rinumeroje nga e para votat per qarkun e Tiranes dhe per cdo qark tjeter ku ekzistojne te dhena per vjedhje te votave. I bej thirrje Prokurorise se shtetit te ndeshkoje me forcen e ligjit kriminelet e votes se shqiptareve” shkruan Berisha në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here