Denoncoi të riun nga Dibra për përdhunim, policia zbardh ngjarjen: Maqedonasja…

0
212

Policia e Dibrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Maqellarë kur një shtetase maqedonase denoncoi një të ri nga Dibra se tentoi ta përdhunojë në një lokal gjatë kohës që po e shoqëronte nga Durrësi në Bllatë.

 

 

36-vjeçarja me inicialet B.K, banuese në Prilep, në Maqedoni, akuzon të riun shqiptar me inicialet S.N, por sipas policisë shtetasja maqedonase e ka tërhequr denoncimin pas 24 orësh. I riu është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se i ka marrë 100 euro, maqedonasit M.D, 43 vjeç, i cili ka qenë duke udhëtuar nga Durrësi për në Blladë, me mjetin e tij, së bashku me motrën B.K, dhe xhaxhain e tij.

Njoftimi i policise:
Policia e Dibrës zbardh ngjarjen, e ndodhur më datë 10.07.2017, ndodhur në Maqellarë me disa shtetas maqedonas.

Policia, identifikon dhe shpall në kërkim të riun nga Dibra i cili i mori 100 euro me forcë shtetasit maqedonas.

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, dhe po punohet për kapjen e shtetasit :

S.E, 31 vjeç, banues në Dibër.(Vepra penale “Vjedhje”), pasi :

Më datë 10.07.2017, në vendin e quajtur “Rrethrotullim-Maqellarë”, dyshohet se i ka marë 100 euro, shtetasit maqedonas M.D, 43 vjeç, banues në Prilep Maqedoni, i cili ka qenë duke udhëtuar nga Durrësi për në P.K.K. Blladë, me mjetin e tij, së bashku me motrën B.K, dhe xhaxhain e tij.

Sipas hetimeve paraprake rezulon se shtetasit maqedonas M.D, i është prishur automjeti dhe nëpërmjet një shtetasi tjetër maqedonas (shok i tij), i ka kërkuar ndihmë shtetasit S.E, për të riparuar automjetin.

Pas riparimit të automjetit janë nisur në drejtim të P.K.K Bllatë, ku më pas dyshohet se shtetasi S.E, ka zbritur nga automjeti i tij dhe i ka kërkuar shtetasit maqedonas M.D, 100 euro, në këmbim të shërbimit që i bëri automjetit të tij.

Shtetasi maqedonas nuk ka qenë dakord për shumën, por më pas shtetasi M.D, i’a ka dhënë shumën që i ka kërkur shtetasi S.E.

Lidhur me pretendimin e shtetases maqedonase B.K, se shtetasi S.E, ka tentuar të kryejë marrdhënie seksuale me dhunë, ajo ka deklaruar se ka hequr dorë nga kjo vepër, duke u bazuar në nenin 284 të Kodit të Proçedurës Penale.

Nga ana jonë janë kryer veprimet e para proceduriale dhe po punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here