Manjani: Kolaps ekonomik, qeveria që ekziston nuk ka përgjigje

Nga Ylli Manjani

Banka e Shqipërisë raporton kolaps të biznesit. Departamenti Amerikan e Shtetit raporton se “sa e vështirë është për një biznes të huaj të investojë në Shqipëri”. Dhomat e Tregëtisë thonë të njëjtën gjë.
Qeveria, që ka dy muaj dhe dy të tjerë në vijim, që nuk ekziston ska përgjigje. Ajo është në drejtim të paditur, veçanërisht tani pas votimeve (se zgjedhje nuk kishte).
E gjithë kjo situatë nuk u krijua sot, pa dyshim. Ka kohë kështu!
Taksat mbytëse, tarifat edhe me mbytëse, goditja shtetërore selektive, ashtu sikurse prishja pa shkak i kontratave të lidhura nga qeveria e mëparshme, humbja e arbitrazheve, goditja e deri në dhunë fizike e bisnesmeneve si dhe dorëzimi pa kushte në ekonominë e hashashit, nuk krijojnë kushte të favorshme për asnjë qindarkë investim.
Cilido që sot kërkon të investojë, përveç vështirësisë që imponon zbatimi i idesë së bisnesit në një vend e treg të vogël, do ti duhet të mendojë edhe pasojat e mësipërme.
Çdo taksë apo tatim paguhet paradhënie. Pra për dikë që do të fillojë një biznes do duhet të llogarisë edhe parapagimin, pavarësisht ecurisë së biznesit!!! E pa preçedent!
Natyrisht në këmbim të taksës nuk merr asgjë! 8% e cmimit të shitjes sipas hartës, është taksa e ifrastrukturës për cdo ndërtim. E gjitha paguhet paradhënie. Asgjë nuk të ofron bashkia në këmbim, përkundrazi infrastrukturën duhet ta bësh vetë!
Ky është një shembull tipik i kopalsit në marrëdhëniet Shtet-Privat! Në fakt kjo mendësi stimulon vetëm ato që kanë para cash në dispozicion, sepse cilido tjetër nuk do ta kishte të lehtë të zhvillonte bisnes në këto kushte.
Mjedis mbytës! I mbyllur sa më ska! Një shqiptar që ka kursime të lira nga puna e tij, nuk i investon dot në vendin e tij! Qartësisht nuk konkurron dot me paranë informale që parapaguan lehtësisht çdo gjë.
Një ekonomi që nuk nxit shtetasit e saj të investojnë, nuk ka asnjë shanc të jetë tërheqëse për investimet e huaja! Asnjë! Edhe sikur frakturat e bisnesmenit Libanez të ngjiten me flori, prap nuk ka shanc! Dëmi është i madh!
Ekonomia e kapitalit e gjen gjithnjë mënyrën tua nxjerrje paratë njerëzve nga dysheku! Po kjo e jona mesaduket është ekonomi e dyshekut me kanabis!
Nuk ka shumë rrugë për të zgjedhur, nëse duam të dalim nga kopalsi. Do na duhet ta shndërrojmë disi territorin e Shqipërisë në një zonë të lirë investimesh!
Në këtë zonë shteti nuk takson investimin por nxit prodhimin dhe konsumin. Kjo zonë nuk funksionon me parapagim, por me ndihmë shtetërore dhe rregull të rreptë.
Ekonomia informale duhet të mbyllet qoftë dhe me koston e një amnistie masive. Paratë duhet të hyjnë në banka dhe aty fillon viti 0 i ekonomisë.
Taksat e konsumit të jenë të përballueshme dhe të mjftueshme për të siguruar funksionimin e një shteti të vogël!
TVSH në doganë duhet hequr një orë e më parë se është një rrjepje e pastër jo vetëm e bisnesit!
Nuk jam ekspert, ndaj kërkoj ndjesë për ndonjë pasaktësi, por ndjesia më thotë se këto elementë janë të rëndësishëm për ekonominë tonë.
E përsëris: ekonomia që largon shtetasit e vet, nuk ka si të jetë për shtetasit e huaj!
Ska reformë më të madhe se EKONOMIA!!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko