Prangoset i riu në Lushnje, goditi me grushte gruan

0
206

Një i ri është vënë në pranga pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë.

Burime zyrtare nga policia thanë se oficerët e Krimeve në Policinë e Lushnjes kanë arrestuar në flagrancë Ervin D., 36 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, 30-vjeçares me inicialet F. D.

Dosja me materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Lushnjes për akuzën “Dhunë në familje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here