Çfarë dreqin është kjo? Shkencëtarët nuk kanë përgjigje…

0
313

Në ishujt Channel, afër Kalifornisë, studiuesit gjetën një specie misterioze, një “topth” të purpurt ndërsa lundronte në thellësi të ujërave. Ata dyshojnë se mund të jetë një lloj kërmilli deti, ndërkohë që kërkimet për përcaktimin e emërtimit përfundimtar ende vijojnë.

Anija hulumtuese, e cila merret me eksplorimin e zonës përreth, arriti të identifikonte qenien e rrallë mes dhjetëra koraleve dhe ta nxirrte prej andej për hulumtim të mëtejshëm me ndihmën e një tubi të veçantë.

Sipas të dhënave të deritanishme, shkencëtarët raportojnë se bëhet fjalë për një gjallesë me trup të butë, pa guaskë, e cila ushqehet me plankton dhe që ka një larmi ngjyrash. Detaje të tjera rreth zbulimit më të fundit priten të publikohen në të ardhmen e afërt.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here