Fuga tregon pse fitoi zgjedhjet PS-ja dhe propozimin që mori nga Basha

0
207

Pedagogu dhe akademiku Artan Fuga ka qenë sot i ftuar në një bisedë me studentët në “Këndin e Ekselencës”.

Ai ka folur ndër të tjera për idetë e tij për ndryshimin e arsimit në vend, sigurisht duke u bazuar në eksperiencat perëndimore.

Sigurisht duke ditur interesin e publikut për mendimin e tij në lidhje me zgjedhjet, Fuga nuk la pa komentuar rezultatin e 25 Qershorit. Ai tha se PS fitoi zgjedhjet për shkak të fushatës të mirë që bëri, duke kuptuar mediat e reja.

Fuga vijoi më tej duke thënë se ka pasur një propozim nga ana e Lulzim Bashës për të qenë në lista, po tha që politikën nuk e sheh si një mundësi që të marrë rrogë, sa kohë që nuk ka bindje që e impenjojnë të marri këtë nismë.

“Kaluam në politikë tani, më hoqët gradualisht drejt asaj që deshët. Ajo që mua më vjen keq nga zgjedhjet është se nuk u krijuan kushtet politike për të grisur ligjin e arsimit të lartë.

Ideja është që unë jam për të drejta politike studentore, që janë të drejtat e lirisë, që do të thotë unë kurrikulën time ta zgjedh vetë.

Nga ana tjetër mua më vjen keq që klasa politike edhe pse ka shumë zëra që janë kundër Reformës në Arsim nuk e bëjnë publik qëndrimin e tyre.

Ligji vihet mbi arsyen, unë jam i mendimit që arsimi, financa nuk duhet të jenë pjesë e politikës.

Unë po të them një gjë që mbase mund të duket qesharake, mua as nuk më bëhet vonë se kush fitoi dhe kush jo, lajmi është që PD nuk bëri fushatë, gjetja e Ramës ka qenë e paparë me tepsinë me timonin.

Nuk bëjnë Partitë e sotme program, nën efektin e mediave të reja sot bëhet akt. Unë gjithnjë votoj për atë që e di që do humbi.

Fitoi PS se bëri një fushatë të shkëlqyer, kjo është e gjitha.

Ka pasur një ftesë që unë të jem pjesë e listave, unë e falenderoj, po unë nuk dua të hyj në politikë se dikush mua më pëlqen. Unë nuk do angazhohesha në politikë vetëm për një rrogë, unë nuk ndiej bindje prandaj nuk i jam future politikës.

Gjëja e parë që do bëja nëse do 2 vite isha ministër i Arsimit do të ishte liria e studentëve”, u shpreh Fuga.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here