Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të enjte rreth orës 17:40, në Shënvlash të Durrësit.
55 – vjeçari me iniciale D.M udhëtonte me një motoçikletë Piagio, kur u përplas nga një automjet Opel, që drejtohej nga 28 – vjeçari me iniciale K. M..
55 – vjeçari u dërgua në spitalin e Durrësit, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Autoritetet kanë shoqëruar në polici drejtuesin e makinës, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.