Greqi, përdhunoi nënën e tij, 13 vite burg për shqiptarin

0
156

Gjykata e Selanikut ka dënuar me 13 vjet burg një shtetas shqiptar, që akuzohej se kishte përdhunuar nënën e vet.

Gjykata e ka konsideruar 29 vjeçarin fajtor për akuzën e përdhunimit, por edhe të incestit. Trupi gjykues nuk ka marrë parasysh asnjë rrethanë lehtësuese.

Ngjarja e pazakontë kishte ndodhur në banesën e familjes, në vendin e quajtur Analipsi, në rrethinat e Selanikut.

Denoncimin në polici e kishte bërë vetë nëna, e moshës 58 vjeç. Por duke deponuar në gjyq, me cilësinë e dëshmitares, ajo ka kërkuar të tërheqë padinë, ndërsa ka deklaruar se e ka falur krijesën e vet dhe se është e gatshme që ta mbajë në shtëpi.

Edhe 29 vjeçari kërkoi ndjesë për aktin e dënueshëm, duke thënë se e kishte kryer nën ndikimin e alkoolit, citon oranews. Ai tha se vuante nga një depresion shpirtëror që shprehet në urrejtjen ndaj femrave dhe se këtë e kishte pësuar pas një zhgënjimi erotik, pak vite më parë.

Pas shqiptimit të dënimit, 29 vjeçari u kthye në burg, ku po mbahet që prej tetorit të vitit të kaluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here