Nga rezultatet që përcjell KQZ mësohet se deri tani janë numëruar 26 kuti, nga të cilat PDIU ka marrë zero vota, nga ato që i ishin mohuan në 25 qershor.
Në kutinë e 25 PDIU-së i janë hequr 9 vota të cilësuara si të pavlefshme. Pra nga 12 qe kishte tani PDIU zbret ne 3 vota.
Por çudia ka ndodhur në kutinë e 26, ku PDIU-së i janë hequr edhe ato 3 vota qe i kishin mbetur nga rinumërimi i kutisë 25 e cila përmbysi rezultatin.
Duhet thënë se në listën e votimit sipas renditjes ë KQZ, Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos renditet e 12-ta, ndërsa Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet e 13-ta, çka mund të ketë çuar në ngatërrim subjektesh.