Minutë pas minute/ Rinumërohen votat në Tiranë, PDIU-së i shtohen disa vota të mohuara në 25 qershor

0
250

Nis puna në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për hapjen e kutive te votimit ku PDIU pretendon te marre mandatin e Shpetim Idrizit, apo do t’i takoje Partise Socialiste.

Ne total nga numerimi i kater qendrave te para qe u hapen, PDIU ka fituar 4 vota te mohuara me 25 qershor.

Pas rinumerimit te kutise se para, PDIU i shtohet nje vote. Behet fjale per rinumerimin e kutise 1552, ku ne 25 qershor PDIU kishte dale ne rezultat me zero vota. 

Pas rinumrimit te kutise se dyte, PDIU i shtohen dy vota, te cilat i ishin numeruar padrejtesisht per PDS.

Numrimi i qendres se katert doli i sakte, pasi rinumerimi nuk solli asnje ndryshim terezultatit.

Hapen 4 kutite e para 

Rezultatet e 25 qershorit/

Kutia 1552

PS 148 vota

PDIU 0 vota

Kutia 2213

PS 48

PDIU 1

KUTIA 1532

PS 244

PDIU 38

KUTIA 1587

PS 114

PDIU 0

Rinumerimi 

Sot paradite KQZ nisi punen per rihapjen e 64 kuti votimi për disa qendra ku palët politike kanë pasur pretendimet e tyre për rezultatin nga zgjedhjet e 25 qershorit.

PDIU-ja kërkon një mandat për Shpëtim Idrizin dhe rinumërimin e 41 kutive, edhe PS-ja kërkon rinumërim të 23 kutive, pasi sipas tyre ka mospërputhje mes pamjeve filmike që disponojnë dhe shifrave në tabelat e rezultateve.

Perfaqesuesit e PDIU-se dhe PS-se kerkuan qe te shtohet numri i qendrave te votimit qe duhet te numerohen, pasi sipas tyre ka mosperputhje mes pamjeve filmike dhe shifrave ne tabelat e rezultateve.

Shpetim Idrizi, kreu i PDIU-se e ka humbur mandatin per 37 vota, nderkohe qe PDIU pretendon se asaj i mungojne te pakten 66 vota ne disa kuti votimi ne Qarkun e Tiranes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here