Pse nuk duhet të pini ujë të ftohtë me akull?

0
224

Pirja e ujit të akullit mund të jetë e dëmshme sepse ndërhyn me funksionet e tretjes së trupit. Kjo parandalon trupin që të bëjë tretjen e duhur të ushqimit dhe pijeve.

Konsumimi i pijeve me akull pas ose gjatë një vakti të ushqimit mund të ngadalësojë funksionet e duhura të tretjes në trupin tuaj.

Përveç kësaj, kur pini pije të ftohta, trupi juaj duhet të përdorë energji për të ngrohur lëngun brenda trupit tuaj që në fakt është energjia e nevojshme për funksionet e duhura të tretjes.

Çfarë ndodh kur pini ujë të ftohtë ose me akuj?

Pijet e ftohta ngushtojkmë enët tuaja të gjakut, ngadalësojnë tretjen dhe pengojnë hidratimin e trupit tuaj.

Në vend të thithjes së lëndëve ushqyese nga ushqimi, trupi juaj punon në rregullimin e temperaturës dhe kjo rezulton me humbje të ujit.

Pirja e ujit të ftohtë ndikon në sistemin imunitar poashtu. Domethënë, uji i ftohtë pas një vakti të ushqimit krijon mukus të tepërt në trup, i cili mund të dobësojë funksionet e sistemit tuaj imunitar dhe t’ju bëjë më të prirur ndaj ftohjeve dhe sëmundjeve.

Nëse hani dhe konusmoni edhe ujë të ftohtë njëkohësisht ose e konsumoni ujin e akullt pas një vakti të ushqimit, temperatura e ujit e ngurtëson yndyrën nga ushqimi që keni ngrënë, duke e bërë të vështirë të tretet yndyrat e panevojshme nga trupi ynë.

Shumë njerëz mendojnë se pirja e ujit të ftohtë mund të jetë e mirë për djegien e kalorive, por në fakt kjo nuk qëndron sepse uji i ftohtë e bën më të vështirë që sistemi i tretjes të funksionojë siç duhet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here