Rama shton një tjetër emër në “listën e zezë”, ja kush është drejtoresha

0
276

“BalkanWeb” raporton se pak më vonë Rama ka shtuar dhe një tjetër zyrtare në listën e tij, duke e çuar në 101 numrin e “abuzuesve me detyrën”.

Konkretisht bëhet fjalë për Drejtoreshën e Hipotekës në Tiranë, Lediana Bardhin, e cila është shtuar në listë, duke mos u renditur e fundit por nga mesi i listës, respektivisht e renditur në vendin e 30-të.

Më herët për drejtoreshën e Hipotekës së Tiranës, Lediana Bardhi ka patur një sërë denoncimesh në media, ku qytetarët e akuzonin për arrogancën dhe mungesën e etikës në komunikim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here