Si të arrini të kurseni sa më shumë para

0
206

Nëse dëshiron që të kënaqesh sa më shumë me gjërat që na i dhuron jeta pa paguar shumë, atëherë është koha të fillosh e mendosh për secilën gjë që blen.

Mënyrat për kursim të parave janë të duhura dhe të arsyeshme për të gjithë ata që kanë vendosur me të vërtetë të kursejnë.

Por më poshtë do japim disa mënyra, që ndoshta do u ndihmojnë të gjithëve në këtë aspekt:

Zhvilloni qëndrimin “paguaj pak”

Në çdo rast përpara se të pyesësh për çmimin e diçkaje që dëshiron të blesh fillimisht fillo e mendo a është e nevojshme ta blesh. Provo mos të blesh gjërat e panevojshme dhe fokusohu vetëm tek ato të nevojshmet.

Gjeni çmimin më të lirë

Hulumtoni derisa të gjesh çmimin më të favorshëm kur dëshiron të blesh diçka. Zakonisht është mirë hulumtimin ta bëni në faqe të internetit dhe të gjeni çmim të arsyeshëm për produktin e kërkuar.

Shfrytëzojeni kohën

Kohën e lirë shfrytëzojeni për gjëra të mira. Është mirë që fillimisht të presësh para se të rezervosh biletat për push8ime, apo para se të blesh diçka. Mbani sytë gjithmonë tek zbritjet. Jepini vetes kohë të mjaftueshme nëse diçka nuk është urgjente.

Bëni pyetje adekuate

Sa herë planifikon diçka, pyete veten “A është kjo më e mira që mund të bësh ti?” me fjalë të tjera, pyeteni shitësin për ofertat që posedojnë. Zakonisht pas interesimit do e mësosh se nëse paguan kesh do kesh zbritje. Pastaj është mirë të pyesësh nëse javën tjetër do ketë zbritje, në mënyrë që mos të shpenzohesh pa nevojë.

Bini në ujdi me shitësin

Për të kursyer është mirë që të bini në ujdi me shitësin. Pse të mos interesohesh se qka përfiton ai nga blerja jote? Nëse ai ka një kuotë fituese nga shitjet atëherë një marrëveshje do ishte e mirë për dyja palët.

Mendo me kujdes

Nëse çmimi nuk është i favorshëm mos u dorëzo. Provo nëse mund të gjesh shitës më të lirë, dhe ndoshta edhe shitësi i vetor do të bindet. Kjo do të ishte e favorshme për të gjithë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here