Policia jep detajet: Përse shpërtheu në flakë “Jaguari” i kandidatit për deputet të LSI

0
194

Zbulohet shkaku i zjarrit në makinën Jaguar të kandidatit për deputet të LSI-së në në Durrës, Skerdi Bello. Ky i fundit mësohet se ka punuar edhe në ALUIZNI-n e Durrësit.

 

 

Policia e qytetit bregdetar bën me dije se flakët e zjarrit kanë qenë aksidentale. Vetë Bello ka deklaruar se sa kishte dalë nga një servil, kur ka kuptuar që mjeti po i nxehej e mori flakë në ecje e sipër.

Për të zbardhur më shumë detaje për shkaqet e zjarrit është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

DEKLARATA E POLICISË
Më datë 14.07.2017, rreth orës 15:10, në lagjen Nr.4, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme mjeti tip Jaguar, në pronësi të shtetasit S. B. Mjeti ka qenë në ecje dhe nga deklarimi paraprak i shoferit të automjetit, njëkohësisht edhe pronari , shtetasi S.B.

Rezulton se mjeti sapo ka dalë nga servisi dhe duke ecur ka konstatuar se i është nxehur motori dhe më pas ka marrë flakë pjesa e përparme e mjetit. Dyshohet se shkaku i zjarrit është aksidental. Grupi hetimor po punon për zbulimin e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here