A duhet të pini cigare pasi të keni ngrënë bukë?

0
199

Pasi të kenë ngrënë darkë, një numër i madh i njerëzve e kanë tendencën të shtrihen dhe ta shikojnë një film, e më pas ta ndezin një cigare pa e ditur se kjo është tejet e rrezikshme për shëndetin e përgjithshëm.

Në fakt, të gjithë e dimë se pirja e duhanit është gjë tejet e dëmshme për shëndetin, por kjo nuk i ndalon duhanpirësit ta ndalin këtë shprehi, dhe këtë e bëjnë edhe pas një shujte.

Por, përderisa një ‘shaka’ mes duhanpirësve tonë thotë: “Çka i tha Dema Ukës? Një cigare shkon mas bukës”, kjo faktikisht mund të jetë këshillë e dëmshme për tu ndjekur.

Është e rëndësishme të pritni disa orë pasi të kenë ngrënë bukë dhe pastaj ta ndizni cigaren, sepse cigaret /Telegrafi/ përmbajnë nikotinë e cila mund ta lejojë trupin të absorbojë më shumë kimikate kancerogjene sesa zakonisht.

Sipas disa studimeve, pirja e duhanit menjëherë pas shujte është e barabartë sikur t’i keni pirë dhjetë cigare përnjëherë. Kësisoj, ju vetëm e rritni rrezikun e kancerit – e veçanërisht atë t mushkërive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here